English

Leao, qeni që rri pranë varrit të padronit

Rio de Janeiro, 18 Janar 2011, NOA- - Ndërsa Brazili mban zi për vdekjen e 600 të vdekurve në përmbytjet që kanë shkatërruar katër lokalitete të kryeqytetit Rio de Janeiro, historia e një qeni tregon se jo vetëm njerëzit vuajnë humbjen e të dashurve të tyre.

Leao, quhet qeni besnik që kaloi dy ditë dhe dy net në varreza, duke ndenjur mbi varrin e padrones së tij. Ngjarja ka ndodhur në Teresópolis, 90 kilometra nga Rio, ku tragjedia ka shkaktuar 263 viktima.

Një rast i ngjashëm i një prej besnikërive ekstreme më të njohura të shekullit të nëntëmbëdhjetë është Bobby, një qen gjahu në Skoci, i cili ende konsiderohet si një legjendë.

Bobby ka ndenjur afër varrit të pronarit të tij, John Gray për katërmbëdhjetë vjet rresht deri në fund të jetës së tij. Për nder të tij në qytetin skocez është ngritur dhe një statujë.

Apo historia e Spotit, një qenushë gjuetie që prej pesë muajsh pret gjithë ditën në anë të rrugës padronin e saj, i cili nuk do të kthehet më kurrë pas një aksidenti që pësoi nga një shofer i dehur. Historia e saj ka prekur së tepërmi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

a.e/NOA

KOMENTE