English

Përmbytjet, qeni përgjon pronaren e vdekur

Brazil, 18 Janar NOA/ Rid Bulku - Leao ka prekur të gjithë botën. Faktikisht qenushi i vogël, ka disa ditë që nuk ka lëvizur nga varri i padrones së tij, e cila u nda nga jeta si pasojë e përmbytjeve që kanë shkatërruar Brazilin.

Qeni nuk ka lëvizur aspak nga varrezat e Teresopolis dhe imazhet e tij janë shfaqur kohët e fundit në mediat e të gjithë planetit, duke e kthyer kafshën në një “simbol” të vendit që nuk po kalon një periudhë të mirë.

Ndërkohë, është rritur numri i viktimave si pasojë e rrëshqitjeve të tokës dhe shirave të shumtë.

Në zonën veriore të Rio de Janeiro numërohen rreth 633 të vdekur dhe mijëra njerëz të pastrehë.

Kryetari i bashkisë së Teresopolis, Jorge Mario Sedlacek tha se janë ngritur më shumë se 2 mijë tenda, ku secila prej tyre mund të strehojë deri në 10 persona.

r.b/NOA

KOMENTE