English

Ronaldo i superpaguari - 12 milion euro në sezon

Madrid, 18 janar, NOA – Futbollisti Cristiano Ronaldo paguhet për momentin, më shumë nga të gjithë kolegët e tij në mbarë botën.

Lajmi është dhënë nga revista belge “Sport Foot Magazine”, e cila ka bërë një përllogaritje të parave që merr sulmuesi i ekipit të Real Madridit, duke konkluduar se ai paguhet më mirë nga gjithë futbollistët e tjerë.

Konkretisht, ai merr në dorë 12 milion euro për një sezon futbollistik, duke lënë pas vetes Vayne Rooney të ekipit të “Manchester United”, dhe në vend të tretë fituesin e Topit të Artë, argjentinasin Lionel Messi. Këta të dy marrin përkatësisht nga 11.5 milionë euro dhe 11 milionë euro gjatë një sezoni futbollistik.

n.e/NOA

KOMENTE