Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skuadra “UnëVotoj”: Gjuhë imorale në Kuvend
English

Skuadra “UnëVotoj”: Gjuhë imorale në Kuvend

Tiranë, 18 Janar 2011 NOA - Lëvizja Mjaft nëpërmjet skuadrës UnëVotoj për monitorimin e Parlamentit të Shqipërisë tha sot se ka vëzhguar me mjaft kujdes punimet e Kuvendit të Shqipërisë në seancën plenare të zhvilluar dje duke konstatuar imoralitet në mënyrën e shprehjes së të zgjedhurve të popullit. Ajo konstaton se gjatë zhvillimit të kësaj seance plenare është vënë re një tension i lartë dhe një gjuhë e pa denjë e përdorur nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe mbi të gjitha nga Kryeministri vendit z. Sali Berisha. “Është për të ardhur keq që, pavarësisht raporteve të publikuara nga skuadra UnëVotoj dhe konstatimeve të herë pas hershme për gjuhë jo-etike në tempullin e demokracisë, puna e kuvendit vazhdon të jetë mjaft e dobët, ku rregullorja vazhdon të shkelet në mënyrë sistematike dhe ku diskutimet e zhvilluara janë mjaft larg problemeve sociale të shqiptareve”, - thuhet në deklaratë. Nëpërmjet kësaj deklarate, skuadra UnëVotoj, i kërkon kryetares se Parlamentit znj. Jozefina Topalli që të pozicionohet në rolin e saj formal që e përcakton Rregullorja e Kuvendit si moderatore e diskutimeve parlamentare duke marrë masa administrative për kryeministrin dhe deputetët të cilët gjatë seancës së djeshme kanë shkelur ligjet e këtij vendi duke dhënë një shfaqe të shëmtuar për qytetarët shqiptarë. e.r/NOA

KOMENTE