English

Tragjedia e Korçës, arrestohet autori 33-vjeçar

Korçë, 18 janar, NOA Update – Forcat e policisë së Korçës ka mundësuar vënien në pranga të autorit të ngjarjes tragjike të ndodhur dje në këtë qytet, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 4 të tjerë.

Siç ato konfirmojnë në mënyrë paraprake për agjencinë e Lajmeve NOA, është arrestuar 33-vjeçari Erjon Mukadezi i cili pas një sherri me disa të rinj në një lokal bastesh dhe lojërash të fatit, ka vrarë një të ri dhe plagosur 4 të tjerë që ishin të pranishëm në vendngjarje.

Konkretisht, i vrarë ka mbetur Mikel Tepexhi, rreth 22 vjeç, banues në qytetin juglindor, ndërsa të plagosur në gjendje të rëndë janë dërguar në spital, katër djem të mohës nga 20 deri 28 vjeç.

Emrat e tyre siç raportohet për NOA-n, janë Denis Meminaj, Erjon Meminaj, Kastriot Hysi dhe Ermal Demolli, që të gjithë banues në qytetin e Korçës.

Masakra me armë zjarri ndodhi në një bar kafene në lagjen nr.8 të qytetit Korçë, kur për arsye ende të paqarta, një person i armatosur hyri në lokal dhe hapi zjarri duke shkaktuar gjakderdhjen fatale.

n.e/NOA

KOMENTE