English

Trezeguet: Nuk kthehem më te “Zonja e Vjetër”

E martë, 18 janar 2011, NOA- Ish sulmuesi Juventin David Trezeguet, i thotë jo, një kthimi të mundshëm te kjo skuadër. “Gjithmonë do ta mbaj Juventusin në zemrën time, por jam i lumtur në Spanjë, është një përvojë të cilën e dëshiroja në këtë moment të jetës sime. Jam i sigurt se ata e kanë projektin fitues që do t’i kthejë në majë, por kam menduar se do t’i shihja menjëherë në top-treshe”, është shprehur Trezegol për Tuttosport. Në këto momente bardhezinjtë e “Zonjës së vjetër” kanë probleme me lëndime në fazën ofensive, pas lëndimit të Fabio Quagliarellas dhe Luca Tonit, ashtu që janë në kërkim të një sulmuesi. a.y/NOA

KOMENTE