English

Vjen pasqyra që zëvendëson termometrin

Pasqyra e së ardhmes, gati për të zëvendësuar termometrin

Japoni, 18 Janar NOA - Gjigantët e elektronikës japoneze NEC do të nxjerrin në “pension” termometrin aktual.

Kështu, aparatura e re do të jetë një tip i pasqyrës të së ardhmes, e cila vetëm falë një reflektimi të imazhit, do të jetë në gjendje të masë temperaturën trupore, ku në këtë mënyrë duhet thënë se do të nxjerrë nga përdorimi termometrat tradicionalë që janë përdorur deri më tani.

Pajisja, e quajtur “Thermo Mirror”, do të prezantohet si një pasqyrë e zakonshme dhe në përbërje të saj do të ketë të njëjtët sensorë infra të kuqe termografikë që përdoren dhe në aeroporte për të treguar shenja të gripit tek pasagjerët që vijën.

r.b/NOA

KOMENTE