Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha-ODHIR: Zgjeroni misionin në zgjedhjet e 8 majit
English

Berisha-ODHIR: Zgjeroni misionin në zgjedhjet e 8 majit

Tiranë, 19 janar 2011, NOA – Katër muaj para mbajtjes së zgjedhjeve vendore kryeministri Sali Berisha i kërkoi përfaqësuesve të misionit të ODHIR-it, që kanë mbërritur në Tiranë një ditë më parë që të zgjerojnë dhe rritin numrin e vëzhguesve sa më shumë të jetë e mundur me synimin që të rritet transparenca e zgjedhjeve të 8 majit, një ftesë kjo që u vlerësua nga misioni i ODHIR-it. Në takimin me Misionin e Vlerësimit të Nevojave të OSBE/ODIHR-it, i cili po kryen në Shqipëri një vizitë me qëllim vlerësimin e nevojave për misionin e ardhshëm të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 8 majit, Kryeministri u garantoi përfaqësuesve të ODHIR-it mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare në përmbushjen e misionit të tyre të rëndësishëm. Duke vlerësuar rolin e OSBE-së dhe ODIHR-it në zgjedhjet e shkuara, Kryeministri Berisha i siguroi bashkëbiseduesit për angazhimin e plotë të tij personal dhe të qeverisë, në përputhje me rolin, që i përcakton ligji, për përgatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme në përputhje me standardet më të larta të OSBE-së. Zoti Berisha theksoi se mazhoranca mbështet çdo përpjekje të mundshme për reformimin dhe përmirësimin e procesit zgjedhor me kontributin e OSBE-së, në përputhje me rekomandimet e Raportit të OSBE/ODIHR-it. Përfaqësuesit e ODIHR-it e falenderuan Kryeministrin Berisha për mbështetjen e dhënë dhe për ftesën për vëzhgim që qeveria shqiptare i ka bërë ODIHR-it. Ata theksuan se ODIHR-i e ka konstatuar dhe vlerësuar progresin e bërë në zgjedhjet e fundit në Shqipëri, ndërkohë që shprehën gatishmërinë për kontribuar me asistencën e tyre dhe praninë e tyre në zgjedhjet e ardhshme. mit/NOA

KOMENTE