Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Delegacioni i ODIHR, sot takon Berishën, Ristanin dhe Subashin
English

Delegacioni i ODIHR, sot takon Berishën, Ristanin dhe Subashin

Tiranë, 19 Janar, NOA – Takimet me kryeministrin Berisha, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ristani e nënkryetaren Subashi si dhe me anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, janë ato të radhës që delegacioni i misionit të ODIHR-it ka parashikuar që të zhvillojë ditën e sotme në Tiranë.

Teksa po qëndron në kryeqytetin shqiptar për një vizite 4 ditore në Tiranë, misioni i radhës së ODIHR-it ka si detyrë të bëjë një monitorim të situatës parazgjedhore në vendin tonë dhe vlerësim të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Ndërkohë ditën e djeshme përfaqësuesit e misionit të ODIHR-it u takuan me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, me kryetarin e LSI-së Ilir Meta, me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha si dhe me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. n.e/NOA

KOMENTE