English

E pabesueshme, Nicole Kidman sërish mama

SHBA, 19 Janar NOA - Ka nga ata që nuk arrijnë dot të kenë fëmijë dhe ka disa yje të Hollivudit, që janë të kënaqur asnjëherë dhe kërkojnë me çdo mundësi që të zgjerojnë familjen e tyre.

Nicole Kidman dhe Keith Urban tani janë prindër të Faith Margaret falë mbështetjes të një gruaje tjetër.

Vajza erdhi në jetë më 28 dhjetor në Spitalin e Grave në Centennial, Nashville. Ajo është e bija biologjike e të dyve, thjesht ka qenë në barkun e një gruaje tjetër. Nicole dhe Keith, u kanë njoftuar mbarë botës lumturinë e tyre:

“Familja jonë është e bekuar me të vërtetë dhe i është shumë mirënjohës që i është dhuruar Faith Margaret. Nuk ka fjalë adekuate që mund të shprehin mirënjohjen që kemi për të gjithë ata që ishin në favor të këtij procesi, veçanërisht për kompaninë tonë”.

r.b/NOA

KOMENTE