English

Interneti nga celulari, përdoruesit arrijnë mbi 1 miliardë

Uashington, 19 maj, NOA – Kur kryhen sondazhe apo studime sesa ka arritur në të vërtetë numri i përdoruesve të internetit në botë, tani bëhet fjalë për një hap më larg, atë sesa klikojnë www. nga aparatet celularë.

Kështu, sipas një studimi të fundit, numri i shfrytëzuesve të internetit celular në botë pritet që gjatë vitit 2011, ta tejkalojë shifrën prej një miliardë shfrytëzuesish.

Ndërsa deri në vitin 2015, parashikohet të jenë rreth 3.8 miliardë të tillë.

Prej tyre, 400 milionë parashikohet të jenë vetëm në rajonin aziatiko-pacifik, ndërsa në Amerikën e Veriut dhe Evropën Perëndimore do të ketë nga 200 milionë shfrytëzues të internetit përmes celularit.

n.e/NOA

KOMENTE