Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë, mbyllet farmacia Doni-Farm, shiste barna kontrabandë
English

Kosovë, mbyllet farmacia Doni-Farm, shiste barna kontrabandë

Pejë, 19 janar 2011, NOA – Nën dyshimet për shitje të medikamenteve mjekësore kontrabandë, sektori për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në policinë e Pejës në Kosovë ka mbyllur një subjekt tregtar barnash mjekësore. Bëhet fjalë për subjektin tregtar farmaci “Doni-Farm”, që ndodhet në qytetin e Pejës, e cila sipas policisë posedon sasi të konsiderueshme të medikamenteve, pa pullat fiskale, për të cilat lindi dyshimi se janë të kontrabanduara. Policia e Pejës pas marrjes së informacionit në rrugë operative kanë inspektuar dhe kanë vërtetuar dyshimet në fjalë të ndihmuar edhe nga inspektorët e farmacisë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët urdhëruan në fund të kontrollit mbylljen e farmacisë private deri në përfundim të hetimit. Efektivët e policisë së Pejës kanë konfiskuar të gjitha mallrat e produkteve mjekësore, të cilat nuk posedonin dokumentacion mbi prejardhjen dhe gjithashtu nuk kishin as banderola. Sipas policisë së Pejës sasia e mallit të konfiskuar është rreth 79 lloje të barnash. Lidhur me këtë rast Prokuroria e Pejës do të hapë procedurë për kundërvajtje doganore dhe pas kësaj do të përcaktohet vlera e mallit të konfiskuar, ndërkohë që sektori kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit do të bëjë hetime të detajuara për zhvillimin e procedurës penale. mit/NOA

KOMENTE