Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Do të fitojmë Tiranën dhe Beratin
English

Kryeministri: Do të fitojmë Tiranën dhe Beratin

Berat, 19 janar 2011, NOA – Në vijim të përshëndetjes së tij për 20-vjetorin e krijimit të degës së PD-së në Berat, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi vendosmërinë e mazhorancës qeverisëse për të realizuar zgjedhje të shkëlqyera vendore në 8 maj. “Ne jemi të vendosur që në 8 maj të zhvillojmë zgjedhje të shkëlqyera, të fitojmë Bashkinë e Beratit, të fitojmë Tiranën, dhe të fitojmë besimin e të gjithë qytetarëve”, tha shefi i PD-së përballë anëtarëve të PD-së dhe simpatizantëve të saj në qytetin e Beratit. Duke folur për debatin më të fundit të krijuar pas publikimit të videos së përgjuar Meta-Prifti, kryeministri Berisha sqaroi se ai nuk ka asnjë inat personal me lidershipin e PS-së Edi Rama, porse sipas tij montimi i videos ishte një akt antikushtetues kundër kryeministrit të vendit. “Edi Rama montoi një video për të mashtruar qytetarët dhe për të goditur kryeministrin e vendit, tha berisha, duke u bërë me dije beratasve se as mund të imagjinohet se ç’farë mund të arrijë një njeri i tillë t’i bëjë shqiptarëve të thjeshtë kur guxoi të japë zgjidhje për kryeministrin. Në vijim të fjalës së tij, shefi i PD-së risolli në vëmendje degjenerimin e seancës së të hënës në Kuvend, ku sipas kryeministrit, gjithçka ndodhi atë mbrëmje, erdhi për shkak se një grusht deputetësh të PS-së pranë Edi Ramës kërkuan t’i ndërpritnin fjalën kryeministrit. “Ai urdhëroi deputetët e tij, që të mos flisja unë, por unë ju them se nuk ka lindur askush që t’i ndërpresë fjalën një personi, pasi ne jemi qytetarë të lirë dhe ne s’i presim fjalën kujt”, nënvizoi kryeministri. Ai garantoi se mazhoranca e tij do të respektojë çdo të drejtë të qytetarëve shqiptarë, por nuk do të pranojë të ulet përballë kërcënimeve, pasi sikundër tha kryeministri mazhoranca e tij nuk kërcënon askënd. Duke sqaruar akuzat e tiuj të saj nate, kryeministri Berisha deklaroi se qëndrimi i tij ndaj Ramës, por se të vërtetat e Ramës përbëjnë një akt të pafalshëm moral për të. “Se po i përmend familjen, që unë atij ia respektoj, por nëse ai del lakuriq natën, e nëse nxjerr lakuriq bashkëshorten në plazhe publike, unë këtë nuk mund ta quaj të drejtë dhe të moralshme, tha Berisha. “Nëse e konsideroni qëndrimin tim jo të drejtë ndaj këtyre akteve, mos më votoni kurrë, por unë ju them se ai është qëndrimi im ndaj vlerave dhe moralit qytetar”, shtoi kryeministri në Berat. Ai risolli në vëmendje luftën që bënë socialistët për të minuar procesin e liberalizimit të vizave, duke theksuar se “në kushtet tona askush s’ka patur rrugën më të vështirë, dhe heqja e vizave ishte më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, pasi ne na detyroi fati të ndërmarrim emigrime masive”, tha shefi i mazhorancës. “Ndërkohë që një grusht i vogël i Partisë Socialiste u angazhua për të minuar këtë projekt. Por vizat nuk ishin për qeverinë, as për mua, që lëviz në tërë botën, por për të gjithë shqiptarët, për ato nëna e baballarë që s’kishin parë fëmijët e tyre”, siguroi ai. Po kështu tha kryeministri, ndërmorën edhe grevën e urisë, të cilën ai e cilësoi si grevën e orgjisë, duke e argumentuar me faktin se të gjithë grevistët hanin rregullisht e pa ndërprerje. “Ndërmorën protestat për hapjen e kutive, me moton “hap kutitë çliro vizat”, por unë s’mund të lejoja tha Berisha, që një grusht bllokmenësh të përdhosnin votën tuaj”. Ishte e drejta jonë të fitonim heqjen e vizave. E duke folur për kërkesën e PS-së për hetim të zgjedhjeve të shkuara parlamentare të 28 qershorit 2009, Berisha tha se hetimet nuk mund të realizohen mbi dyshime, por vetëm mbi fakte. Në krye të ceremonisë për përkujtimin e 20-vjetorit të krijimit të degës së PD-së në Berat, u shfaq edhe një dokumentar ku tregoheshin demonstratat në ditët e rënies së sistemit monist, 20 vjet më parë. mit/NOA

KOMENTE