Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letër politikës ballkanike
English

Letër politikës ballkanike

Sot, politika ballkanike për mua kryesisht është non grata. Meqë është e pranishme vetëm tek njerëzit që kanë vetëm materie, e shpirt jo, atëherë le të na bëjnë një nder të njerëzishëm: Të dorëzohen! Ah, sikur të mos ishte kjo politikë, kush e di se ku do të ishte sot individi dhe shoqëria. Por megjithatë, politika non sens mbetet njëherë e përgjithmonë në borxh të përhershëm ndaj gjithkujt..., dhe pikërisht për këtë, politika ballkanike mbetet veçse një shpirt i fjetur në qiejt e tokës, asgjë më shumë.

Nga Bujar Plloshtani*

Malbranshi pohon, siç pohonte Spinoza, duke u nisur nga botëkuptimi etik: “Nuk është e mundur që Zoti të ketë ndonjë qëllim tjetër përpos vetvetes. Vullneti i Zotit mund të ketë qëllim vetëm për atë që është e mirë, atë që është absolute dhe e përgjithshme. Ajo që është e përgjithshme nuk është ndonjë përfytyrim i paqartë, ajo nuk është ndonjë grumbullim i ideve të veçanta, ose bashkim i sendeve të veçanta”...

Si drita e diejve është i vërtetë ky pohim i tyre, i cili për mendimin tim edhe sot shërben me të njëjtin vlerësim metaforik për politikën.

Tek ne është e mundur që politika t’i shërbejë njerëzve të politikës, por jo dhe shoqërisë. E cila, njëherësh kjo zbardh shejtanllëkun e politikës së çështjes, që shkoqur duket se është kthyer pa kuptim kundrejt përgjegjësisë dhe etikës intelektuale duke i zhveshur tërësisht nga pikëpamja shpirtërore. Kjo veprimtari politike nuk shërben për opinionin e ndritur, shoqërinë, klasën akademike, por, ndofta për interesin dhe çështjen e tyre jo shpirtërore, që u bën mirë materialisht. Si pasojë e kësaj, kjo politikë nuk ka as më të voglin guxim shpirtëror të shquajë fenomenet e përgjithshme të shoqërisë për të mirën universale, sepse preokupim i tyre më shumë është tejngopja e materies së tyre, sesa tejngopjet e tjera etike. Nuk shoh një politikë gjer më sot të ketë qenë reale dhe e arsyeshme, por më shumë një lëndë kimike që na sforcon drejt heqjes dorë nga ambiciet dhe vullneti për jetë; kjo do të thotë tërthorazi të biemi ndesh duke u bërë padrejtësisht armik me veten; dhe njëkohësisht me tjerët. Kusht i domosdoshëm ky yni që na fton kjo politikë non sens. Dyshoj! Pra, absolutisht tek këta njerëz të ketë ndonjë substancë të përhershme për të përshkruar fenomenet dhe ndryshimet e nevojshme të shoqërisë brenda botës, por më tepër janë ftesë dëshpërimi gati për të gjithë. Këta njerëz, të paktën për mendimin tim mund të jenë një “lloj njerëzor”; për të cilën ende nuk kemi njohur mbi moralin dhe principet e tyre njerëzore...

Unë nuk mendoj se politika është lojë ose forcë ndaj forcës, por shërbim racional me njohuri vetjake drejt të mirës universale të shoqërisë. Është një “pikë” pak a shumë e vetme, që absorbon energji, forcë, vullnet, guxim të përbashkët njerëzor për të ndryshuar dritën në errësirë me anë të mendjes së përhershme, e cila është e autorizuar nga zoti të sjellë favore të nevojshme për mbarë shoqërinë. Një politikë që nuk ka ide dhe shllim ideo-estetik për planet e ardhshme, atëherë ekzistenca jonë njerëzore doemos do t’i ngjajë një ironie të një nënshpirti të ndryshkur që pabesisht do të përplaset në fytyrë. Kjo ndryshkje është e pranishme tek shumë substanca të përkohshme që mendojnë vetëm për vetveten dhe humanizmin e tyre të shprehur me llafe boshe. Politika, që, gjer më tash nuk ka guxuar të qeverisë shtetin me anë të ideve transhandentale, ide këto që në thelb mund të ndryshojnë konceptin dhe logjikën e të menduarit shoqëror drejt një përovoje të avancuar intelektuale, e cila mbetet arenë e hapur për bindjet e vlefshme. Gjer më tash nuk kemi parë ide që burojnë nga klasa politike që vënë në lëvizje shoqërinë drejt progresit dhe vullnetit për jetë, por më shumë kemi parë ide që vakumojnë natyrën dhe lëvizjet e tyre. Kundrejt kësaj politike duhet një shmangie universale, duhet një zhurmë, një ringjallje e menjëhershme nga letargjia polare, duhet pse jo dhe një unifikim drejt bindjeve të mëdha reformuese...

Sot, politika ballkanike për mua kryesisht është non grata. Meqë është e pranishme vetëm tek njerëzit që kanë vetëm materie, e shpirt jo, atëherë le të na bëjnë një nder të njerëzishëm: Të dorëzohen! Ah, sikur të mos ishte kjo politikë, kush e di se ku do të ishte sot individi dhe shoqëria. Por megjithatë, politika non sens mbetet njëherë e përgjithmonë në borxh të përhershëm ndaj gjithkujt..., dhe pikërisht për këtë, politika ballkanike mbetet veçse një shpirt i fjetur në qiejt e tokës, asgjë më shumë.

* Shkrim i dërguar nga autori

KOMENTE