Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj
English

Masakron gruan dhe ndal mjekimin e saj

Lushnjë, 19 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana– Rrënqethëse dhe e pashoqe historia e frikshme e një gruaje të re në Lushnjë, që e dhunuar sistematikisht nga i shoqi, ka luftuar me vdekjen, e vetme, pasi iu ndalua mjekimi.

Kjo ngjarje vetëm sot u arrit të mësohej nga policia në Lushnje dhe shërbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te krimit te Komisariatit te Policisë, bënë dhe arrestimin e burrit monstër.

Ai është Ermani Osman Çela, 36 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Spolat te rrethit Lushnjë, me kombësi dhe shtetësi shqiptare.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se arrestimi i tij është bërë për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e lehte me dashje” dhe “Kanosje për te mos kallëzuar”.

Gjithçka e ka fillesën para pak kohësh, kur në vazhdën e dhunës që ushtronte ndaj të shoqes 28 vjeçare, Çela ka rrahur egërsisht të shoqen.

Por kjo dhunë këtë herë u bë më e rëndë sepse gruaja e re pësoi dëmtime të shumta trupore.

Policia konfirmoi zyrtarisht për NOA se “ky shtetas ka dhunuar për motive te dobëta duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën bashkëshorten e tij”.

Por nuk ka qenë e destinuar të mbyllej me kaq kjo histori.

Burri i dhunshëm, e ka rrahur të shoqen dhe i është vërsulur me thikë duke i bërë të qartë se vdekjen mund ta kishte shumë afër.

“Më pas Çela e ka kanosur të shoqen me një thike për te mos kallëzuar duke e mbajtur të mbyllur ne banesë”, - konfirmoi policia.

E mandej, Çela as nuk e ka lejuar te dëmtuarën për marrjen e ndihmës mjekësore pranë spitalit te qytetit te Lushnjës.

Në një moment, gjatë ditës së sotme, gruaja e re ka arritur të japë sinjale që shkuan deri në polici, përmes të njohurve të saj dhe ndërhyrja e tyre, ishte shpëtimtare.

Tani, ajo është në spital në gjendje të rëndë kurse i shoqi në qeli, në pritje të një vendimi gjykate.

e.t/NOA

KOMENTE