Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Rama kërkon të marrë pushtetin me dhunë
English

Meta: Rama kërkon të marrë pushtetin me dhunë

Tiranë, 19 janar 2011, NOA Update – “Dje i gjithë opinioni publik brenda, por edhe jashtë vendit, dëgjoi sharlatanin dhe të papërgjegjshmin Edi Rama tek kërcënonte në emër të popullit, që ai nuk e përmbante dot, por që ai e dinte se më 21 janar, ditën kur ai ka lënë demonstratë në kryeqytet, do të bëhej hataja. Populli do të merrte pushtetin dhe natyrisht që Edi nuk ia prishte dot popullit, po do ta mbante pushtetin, pasi populli do ta marrte atë pa kontrolluar vetveten”. Kështu u shpreh sot gjatë një konference për shtyp, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili theksoi sakaq se deklarata e Edi Ramës është tregues i dëshpërimit pa fund, në të cilin ndodhet kryetari i opozitës, me qëllimin e vetëm për të mbajtur pozicionin e kryetarit të Bashkisë. Meta deklaroi se “Edi Ramës për të sjellë opozitën që përfaqëson në pushtet, i ka mbetur si zgjidhje e fundit përdorimi i fjalës “popull”, me qëllim që t’i shërbejë interesit të tij dhe bandave të tij, të cilat e kanë financuar e sponsorizojnë e që nëpërmes bashkisë së tij prej një kohe të gjatë pastrojnë paratë e tyre në kryeqytetin tonë”. Meta bëri me dije se LSI përmes edhe strukturave të saj nga disa rrethe të vendit, sidomos nga Vlora, Shkodra, Laçi, Durrësi, e Fieri ka zbuluar një skenar të Edi Ramës për marrjen e pushtetit me dhunë. Sipas Metës LSI, ka të dhëna se elementë të inkriminuar që i fshihen drejtësisë do të mobilizohen nga Rama në demonstratën e 21 janarit, me synimin për shkaktuar turbullira dhe marrjen e pushtetit në emër gjithnjë të popullit, sikundër citoi ai, Ramën. “Edhe një herë dua t‘i bëj të qartë Edi Ramës të heqë dorë nga marrëzira të tilla, të heqë dorë nga kërcënimet që bën ndaj rendit kushtetues në vend, të mos qëndrojë peng i bandave, sikurse tashmë është konfirmuar qartë nga të gjithë”, tha Meta. Ai i bëri thirrje Ramës dhe opozitës, t’i kthehet dialogut e të punojë për reformën zgjedhore, pasi sikundër tha Meta shfaqja më e fundit në parlament dëshmoi se Rama edhe grupin parlamentar të PS-së e shndërroi në bandën më të freskët të vendit, që mund të quhet banda parlamentare, e cila në vend të dialogut zgjodhi të shndërrohej në një bandë parlamentare, që synon të prishë funksionimin e parlamentit. “Kjo sepse në të gjithë filozofinë e tij ai udhëhiqet nga një mentalitet banditi dhe së dyti në të gjitha veprimet e tij është në shërbim të tyre aq sa dje e detyruan që të mos nxjerrë më Takun, për të kërcënuar se do të merrte pushtetin me forcë dhe me dhunë, por të dalë vetë duke humbur çdo shpresë për të ardhur në pushtet përmes votës së lirë dhe demokratike”, shtoi Meta, duke theksuar se nuk është në natyrën e socialistëve shqiptarë që të përkrahin një alternativë të tillë. Meta i kërkoi gjithashtu institucioneve të shtetit, që të merren të gjitha masat për të ruajtur qetësinë, por edhe për të mbrojtur institucionet, pasi sikundër theksoi ai, “thirrja e djeshme e Edi Ramës është prova më e mirë për çdo incident të ndodhur dhe do të jetë, jam i bindur, edhe përgjegjësia e tij e drejtpërdrejtë”. Cila do të jetë Shqipëria pas datë 21 janar zoti Meta dhe çfarë pritet të ndodhë më 21 janar? 21 janari do të kalojë siç ka kaluar çdo datë tjetër. Natyrisht e vetmja datë kur pritet të ketë ndryshime është 8 maji, sepse më 8 maj janë zgjedhjet e përgjithshme të pushtetit vendor dhe ndryshimet do të jenë të mëdha dhe të rëndësishme, sidomos në qytetet më të mëdha të vendit, duke përfshirë edhe Tiranën. Ju thatë se keni të dhëna, a mund të na i tregoni disa nga ato të dhëna? Këto të dhëna do t’ia çoj me shkrim Policisë së Shtetit, sipas të gjithë informacioneve që kam marrë nga qytetarë, por edhe simpatizantë anë të cilët kanë marrë këto informacione në terren për këto përpjekje që bëhen nga përfaqësues të Edi Ramës dhe strukturave jolegjitime të tij për të mobilizuar elementë të inkriminuar, për të sjellë me vete një arsenal të cilin nuk e teproj po ta quaj kriminal, për të goditur institucionet në emër të popullit. Zoti Meta a keni marrë një ftesë nga Prokuroria për t’u paraqitur në lidhje me çështjen e videos? Po sot zoti Prifti është paraqitur për herë të dytë përpara organit të akuzës... Absolutisht, unë jam 24 orë në 24 në dispozicion, por sigurisht që ajo është një çështje tjetër. Detyra ime kryesore është të udhëheq Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe unë këtë e kam filluar me një ritëm të paparë. Si e vlerësoni vendimin e prokurorisë për të marrë ekspertizë nga ambasada amerikane? A tregon një impotencë nga ana e kësaj prokurorie për të marrë vendime dhe për të hetuar çështje të karakterit të lartë politik? Unë nuk hyj fare në këto çështje dhe në këto elementë, nuk është problemi im. Sfida ime është 8 maji, sepse kjo datë është një sfidë për të gjithë drejtuesit e forcave politike në Shqipëri. Unë do ta fitoj 8 majin, për këtë ju siguroj. mit/NOA

KOMENTE