Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Berisha, kryeministër në ikje
English

PS: Berisha, kryeministër në ikje

Tiranë, 19 janar, NOA – Partia Socialiste ka ftuar sot qytetarët që të protestojnë ndaj qeverisë, ndërsa e ka cilësuar kreun e qeverisë, Sali Berisha, si “kryeministër në ikje”.

Në një deklaratë për mediat deputeti Sajmir Tahiri u bëri thirrje shqiptarëve që t’i bashkohen demonstratës së 21 janarit, “e cila duhet të shënojë momentin kur shqiptarët marrin në dorë shtetin e tyre” .

Ai tha se kjo demonstratë nuk është për socialistët por për shtetin. “ Sot i bëjmë thirrje qytetarëve që ta kthejnë datën 21 në ditën e demonstratës popullore për rikthimin e dinjitetin që Kryeministri në ikje dhe qeveria rrush e kumbulla po nëpërkëmbin dita ditës. 21 janari nuk është dita e demonstratës së socialistëve për pushtetin e tyre, por dita e demonstratës së shqiptarëve për shtetin të gjithëve”, tha sot Tahiri.

Ai ju referua dhe deklaratës së sotme të kryeministrit Sali Berisha dhe ka theksuar se qytetarët presin zgjidhje të situatës, ndërsa Berisha flet për pemët frutore.

“ Pas lajthitjes së Saliut që të gjithë pamë e dëgjuam ditën e hënë në parlament, sot ky njeri foli përsëri për lajthi e për kumbulla, për zana nëpër male të mbuluara me dëborë, por përsëri nuk tha asnjë fjalë për zgjidhjen e krizës, të cilën shqiptarët e presin me padurim”, tha ai.

Deputeti i PS-së ka thënë se qeverisja po shkon përditë e më keq dhe se qytetarët duhet të reagojnë.

“Partia Socialiste është e shqetësuar për provokimin e përditshëm që ky Kryeministri i zënë peng nga korrupsioni dhe paaftësia po i bën çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend, siç jemi të shqetësuar për katandisjen publike të këtij njeriu që me cilësinë e kryeministrit të votave të vjedhura, po synon të katandisë Shqipërinë dhe shqiptarët si mos më keq”, tha sot Tahiri.

a.k.NOA

KOMENTE