Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
TIA: T’u hiqet imuniteti deputetëve
English

TIA: T’u hiqet imuniteti deputetëve

Tiranë, 19 janar, NOA - Transparency International Albania (TIA) kërkon që të gjitha partitë politike parlamentare të miratojnë vendimin për heqjen e imunitetit, në mënyrë që organet e drejtësisë të hetojnë për çdo akuzë.

Drejtues të TIA thanë sot në një deklaratë për mediat se Kuvendi duhet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me imunitetin. Kjo kërkesë është bërë më parë nga Partia Demokratike. Ndërkohë që edhe përfaqësuesi i opozitës, Spartak Ngjela ka kërkuar që PS-ja të votojë heqjen e imunitetit.

Duke u ndalur në zhvillimet e fundit politike, TIA kërkon që drejtësia në vend “të kryejë hetim të shpejtë e të pavarur rreth çdo personi me imunitet që akuzohet për vepra të ndryshme penale”.

Një tjetër çështje e ngritur nga TIA ka qenë dhe ajo për financimin e partive. Drejtuesit e TIA kanë kërkuar që t’i jepet fund financimeve informale të partive.

a.k/NOA

KOMENTE