English

Trafiku i organeve, mashtrim elektoral i nacionalistit Sheshel

Shkup, 19 janar, NOA - Eksperti i njohur izraelit dhe ish-këshilltari i Qeverisë së Maqedonisë, Sam Vaknik ka thënë se rrëfimi për trafikimin e organeve në Kosovë ishte një shpifje e ultra-nacionalistit serb, Vojislav Sheshel.

“Rrëfimi ishte shpifur në vitin 1999 nga Vojislav Shesjel, nacionalisti serb, gjatë zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe në Serbi. Shesheli gjatë kohës së asaj fushate kishte deklaruar se disponon me dëshmi për të burgosur serb, të cilët mbahen në llogore speciale, ku i janë hequr organet, ndërsa më vonë, sipas tij, një pjesë e madhe e tyre janë vrarë dhe trupat e tyre janë zhdukur. Shesheli atëherë për këtë kishte akuzuar UÇK-në dhe liderin e saj politik Hashim Thaçi”, ka thënë Vaknin për televizionin “Kanal 5” të Shkupit.

Sipas tij, të burgosurit apo pengjet serbe që më pas u lanë të lirë pas luftës asnjëherë nuk kanë dëshmuar diçka të tillë.

“Nga katër mijë të burgosur serbë që janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, asnjëri prej tyre nuk tha se i janë nxjerrë veshkat dhe asnjëri nuk tha se ka parë diçka të tillë. Ata nuk theksuan se kanë parë transplantim organesh apo tregti organesh. Kjo do të thotë se nuk ka pasur asgjë, dhe kjo nuk ishte përmendur më parë”, tha eksperti për çështjet e sigurisë në Ballkan.

Eksperti izraelit ka theksuar se e ashtuquajtura “Shtëpia e Verdhë” dhe trafikimi me organe nga UÇK-ja për herë të parë u dëgjua në nivel ndërkombëtarë nga ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte dhe më pas nga Dick Marty.

a.k/NOA

KOMENTE