Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha: Luftë krimit të organizuar
English

Basha: Luftë krimit të organizuar

Tiranë, 20 janar 2011, NOA- Ministri i Brendshëm Lulzim Basha në ceremoninë e dorëzimit nga PAMECA III të paketës përfundimtare të trajnimit për policinë kufitare dhe të migracionit, e cilësoi si një arritje të madhe.

“Shpreh kënaqësinë që ndodhemi sot në këtë ceremoni që kurorëzon një projekt jashtëzakonisht të rëndësishëm për Policinë e Shtetit, për rendin dhe sigurinë dhe për procesin e pandalshëm të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE. Gjashtë milion euro të taksapaguesve europianë u përdorën në një projekt me efiçencë dhe efektivitet të lartë duke shndërruar plotësisht kufirin shqiptar nga një kufi me trashëgimi të hidhur izolacioniste, në një kufi që sot demonstron në çdo cep të tij praktikat dhe standardet më të mira të kodit Shengen”, theksoi ai.

Më tej Basha cilësoi se, arritja më e madhe, më e prekshme për çdo qytetar shqiptar, ajo e heqjes së vizave dhe lëvizjes së lirë në zonën Shengen është padyshim treguesi më i mirë i këtij standardi europian që demonstron sot policia e kufirit dhe migracionit por në tërësi e gjithë organizata e Policisë së Shtetit duke ofruar siguri, bashkëpunim dhe në tërësi praktikën më të mirë në raport me fqinjët dhe me vendet anëtare të BE.

“Opinioni publik, organet e specializuara janë dëshmitarë sesi ky regjim kufitar dhe bashkëpunimi i ngushtë me sektorë të tjerë të Policisë së Shtetit dhe të organeve të tjera të zbatimit të ligjit në Shqipëri ka sjellë një përmirësim në shumë raste galopant të praktikave të mëparshme të luftës kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të narkotikëve, trafikut të armëve, trafikut të qenieve njerëzore por dhe të fushave të tjera prioritare”, theksoi ai.

Ai garantoi përfaqësuesit e BE-së dhe të vendeve anëtare për vullnetin e plotë dhe të palëkundur në konsolidimin e arritjeve të .

“Një falenderim të veçantë dua t’u drejtoj ekspertëve të përfshirë në këtë trajnim dhe natyrisht qeverive të dy vendeve anëtare, Britanisë së Madhe dhe Austrisë për ndihmën e pakursyer për këtë projekt që ka arritur një nga sukseset më të prekshme dhe një nga destinimet më eficente të këtyre fondeve të taksapaguesve evropianë”, përfundoi fjalën e tij Ministri i Brendshëm.

a.y/NOA

KOMENTE