Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE, 6 milionë euro për kufijtë
English

BE, 6 milionë euro për kufijtë

Tiranë, 20 Janar 2011 NOA – Bashkimi Evropian financon me 6 milionë euro modernizimin e shërbimeve kufitare drejt standardeve evropiane dhe zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufijve. Sot iu dorëzua Shërbimeve Kufitare dhe Policisë së Shtetit “Paketa Trajnuese e Bashkimit Evropian”.

Kjo paketë u përgatit në kuadër të projektit të financuar nga BE-së në mbështetje të Policisë së Shtetit, PAMECA, dhe është shpërndarë në të gjitha pikat e shërbimit kufitar nëpërmjet një programi “trajnimi të trajnuesve", i cili është tashmë pjesë e kurrikulave të trajnimeve të shërbimeve kufitare. Paketa përmirëson shërbimet e ofruara në kufi, dhe për më tepër mbështet luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit të jashtëligjshëm.

Përforcimi i kontrollove kufitare është thelbësor për luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe migrimit të jashtëligjshëm.

Pas dy vitesh Trajnimi për Kontroll Kufitar drejt standardeve të BE-së, projekti PAMECA dorëzoi sot paketën përfundimtare të trajnimeve, e cila përfshin praktikat më të mira evropiane dhe shqiptare, module trajnimi për çështje të vjedhjeve të makinave, analizave të rriskut, acquis së Shengenit, etj.

Tashmë trajnimet janë kryer në të gjitha pikat e kalimit të kufirit dhe janë pjesë e programit të përhershëm të trajnimeve për shërbimet kufitare shqiptare. Projekti ka trajnuar trajnues të Policisë Kufitare dhe Migracionit, dhe të Adminsitratës Kufitare. Kurrikulat e hartuara dhe të ofruara nga projekti i shërbejnë zbatimit të acquis Shengen në këtë fushë si edhe zbatimit të Strategjisë dhe Plan-Veprimit për Menaxhimin e Integruar të Kufijve.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit, Sekretari i Parë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Aneil Singh theksoi se “lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe menaxhimi i mirë i kufijve mbeten çështje kyçe për agjendën e zgjerimit të BE-së, dhe për ngritjen e një zone drejtësie dhe lirie. Menaxhimi i mirë i kufijve do të përmirësojë edhe mbrojtjen e lirive themeltare”.

Kostoja totale e projektit PAMECA është mbi 6 milionë Euro. Zbatimi i tij filloi në mes të vitit 2008. Një komponent i rëndësishëm i këtij projekti është asistenca e dhënë në fushën e menaxhimit të kufijve. Projekti zbatohet nga Mbretëria e Bashkuar në partneritet me Austrinë. BE gjithashtu financon ndërtimin e 12 pikave kufitare mes Shqipërisë dhe fqinjëve, një ndihmë që kap shumën 5.4 milionë euro. Vetëm gjatë vitit 2010, Bashkimi Evropian i ka dhënë Shqipërisë një asistencë prej 93 milionë Euro.

e.r/NOA

KOMENTE