Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Do mbrojmë mjedisin, por një central bërthamor do ta ndërtojmë
English

Berisha: Do mbrojmë mjedisin, por një central bërthamor do ta ndërtojmë

Tiranë, 20 janar 2011, NOA – Ndërkohë që opozita thërret popullin në demonstratën e 21 janarit, kryeministri Sali Berisha vijoi axhendën e tij qeveritare me mbledhjen e Task-Forcës për Mjedisin, e cila shqyrtoi sot tre projektligje në këtë fushë, atë për mbrojtjen e mjedisit, për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe për lejet mjedisore. Shefi i qeverisë theksoi se mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit janë objektiva madhorë e konstantë të qeverisë shqiptare, andaj ai vlerësoi punën e bërë për përgatitjen e një kuadri ligjor të standardeve më të mira të vendeve anëtare të BE-së në fushën e mjedisit. Kryeministri u ndal në lejet mjedisore, për të cilat ai kërkoi që projektligji të respektojë arritjet në fushën e licencimit dhe lejeve, duke mbështetur faktin që sportel hyrës për to të jetë Qendra Kombëtare e Lejeve dhe Licencave. Kryeministri e konsideroi këtë, hap të domosdoshëm për të rritur transparencën e procesit, njëkohësisht edhe si garanci shtesë të afateve, kushteve e rrethanave, në të cilat duhet të lëshohet leja. “Qendra Kombëtare e Lejeve dhe Licencave ka dy parime: transparencën dhe kohën sa më të shkurtër të mundshme. Ne nuk duhet të kemi asnjë hezitim për të rendur pas kohës më të shkurtë të mundshme. Ne jemi një vend i vogël, me një administratë të vogël, po ecim drejt dixhitalizimit dhe kemi vërtet mundësi të plota të shkurtojmë afatet”, u shpreh Kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit bëri me dije se është bërë një studim i thelluar midis Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave dhe ministrisë, në frymën e shkurtimit maksimal të mundshëm të afateve. “Doja të kërkoja mirëkuptimin e ekspertëve, në kuptimin se nuk mund të marrim të veçantën si normë për të përgjithshme. Unë e kuptoj që një central bërthamor duhet të kërkojë një kohë relativisht të gjatë studimesh të gjithanshme që Ministria e Mjedisit të shprehet për po ose jo për ndërtimin e tij. Kjo është normale, pasi këto janë studime komplekse. Pavarësisht vullnetit që unë mund të kem, ato do të duan të gjithë kohën e duhur. Por central bërthamor ky vend do të ndërtojë një. Atë ne e lëmë në rastin e veçantë dhe nuk bëjmë që kohëzgjatja e tij të pasqyrohet mbi të gjithë procedurat e tjera. Nuk ka asgjë më të papranueshme se zvarritje burokratike”, nënvizoi Kryeministri. mit/NOA

KOMENTE