Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhimbje koke dhe ethe: Fajin e ka seksi
English

Dhimbje koke dhe ethe: Fajin e ka seksi

SHBA, 20 Janar NOA/ Rid Bulku - Justifikimi i dhimbjes së kokës në kontekste “intime”, tepër i pranishëm tek femrat, haset dhe tek meshkujt, por shumë herë ai mund të mos jetë fals, por si një simptomë e vërtetë.

Me sa duket faji është i spermës, që sipas studiuesve mund të shkaktojë dhimbje koke dhe ethe në disa individë të ndjeshëm.

Nuk bëhet fjalë për ethe dashurie, por për një alergji të vërtetë që prek djemtë gjatë marrëdhënieve seksuale, sindroma Pois apo post-orgazme.

Nuk dihet shumë në lidhje me këtë çrregullim, i cili ndodh në fund të marrëdhënies, duke sjellë ethe, dhimbje koke dhe dhimbje të fytit.

Sipas disa dijetarëve gjithçka ka një lidhje psikologjike, por kërkimet e fundit nga Universiteti i Utrecht, të udhëhequra nga Dr Marcel Waldinger, mund të kenë bërë të qartë se Pois nuk është gjë tjetër veçse një alergji në lëngun seminal.

r.b/NOA

KOMENTE