English

HRW: EULEX, të caktojë një prokuror për akuzat e Martit

Prishtinë, 20 janar, NOA - Organizata e njohur e të drejtave të njeriut në botë, Human Rights Watch, i ka kërkuar misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, të caktojë një prokuror të pavarur të profilit të lartë për të hetuar akuzat e raportit të Dik Martit ndaj ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndër të tjera, Human Rights Watch thekson edhe nevojën për një program të përmirësuar për mbrojtjen e dëshmitarëve në mënyrë që të ketë një hetim të besueshëm.

Në emër të kësaj organizate, drejtoresha për Bashkimin Evropian, Lotte Leicht tha se EULEX në Kosovë nuk do ta ketë aspak të lehtë, pasi do të përballet me pengesa të mëdha ne realizimin e hetimeve të besueshme për këto akuza.

Por se kjo mbetet gjithsesi, një detyrë që duhet realizuar, për ta sqaruar njëherë e mirë këtë çështje.

n.e/NOA

KOMENTE