Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kreu telefonatë të rreme në polici, arrestohet 22-vjeçari
English

Kreu telefonatë të rreme në polici, arrestohet 22-vjeçari

Tiranë, 20 janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë arrestuar një 22-vjeçar i cili kreu pranë tyre një njoftim të rremë kërcënues, përmes një telefonate.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, fjala është për Dorian Poçin, me banim në Tiranë, ndaj të cilit tashmë ka nisur procedimi penal.

Kjo pasi ky person dje rreth orës 09.45’, në Sallën Operative të DPQ Tiranë, ka bërë një telefonatë anonime–kërcënuese.

Menjëherë, strukturat e hetimit të krimit të Policisë së kryeqytetit, në bashkëpunim edhe me Njësinë Anti-eksploziv, morën masat organizative dhe kontrolluese, nga ku rezultoi se njoftimi ishte i rremë.

Më pas, nga kryerja e veprimeve proceduriale dhe veprimet e kryera u bë e mundur

identifikimi dhe më pas shoqërimi i shtetasit të lartpërmendur si autor që ka kryer telefonatën e rreme në organet e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për konsumim të veprës penale të “Njoftimit të rremë në organet e rendit publik”, parashikuar nga neni 272 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE