Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama, bastardi i Bllokut që manipuloi videon
English

PD: Rama, bastardi i Bllokut që manipuloi videon

Tiranë, 20 janar, NOA – Situata politike në vend ka arritur shkallën më të lartë të akuzave. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi tha sot në media se kreu i PS-së, Edi Rama është personi që manipuloi videon duke u përpjekur të implikojë kryeministrin Sali Berisha në afera korruptive.

“Duke prerë mbi 30 sekonda videon, bllokmeni çimkë, për të krijuar prova të rreme për Kryeministrin e vendit, ky bastard i bllokut, ripërsërit aktet e të jatit biologjik, Kristaq Rama, që firmoste ekzekutimin dhe varjen e kundërshtarit të pafajshëm politik edhe pas rënies së Murit të Berlinit”, tha sot Boçi.

Deputeti i PD-së u shpreh se emri i kryeministrit, në videon në fjalë është përmednur për zbatimin e marrëveshjes mes PD dhe LSI.

“Edvin Kristaq Çimka, edhe pasi mediat transmetuan pjesët e prera të videos dhe faktuan se zoti Meta bënte fjalë thjesht për kërkesën paraqitur Kryeministrit për zëvendësimin, në përputhje me marrëveshjen PD-LSI, të Drejtorit të KESH-it, mbrojti krimin e tij të shëmtuar të krijimit të provave kundër Kryeministrit, duke ju deklaruar shqiptarëve se video nuk është e montuar”, tha Boçi.

Ai përmendi dhe akzuat që kanë të bëjnë me jetën familjare të kreut të PS-së.

“Duke krijuar prova të rreme për Kryeministrin, pinjolli i bllokut, që 22 vjet më parë, sipas dosjes së Gjykatës së Tiranës të botuar në gazetë nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë i sotëm, ka akuzuar të jatin, Kristaqin, si baba të djalit të vet, por që vet nuk do të pranonte të bënte analizën për t’i saktësuar atësinë edhe të birit dhe faktuar akuzën e tij, njëlloj edhe sot, edhe pasi mediat faktuan montimin e tij duke provuar se në 30 sekondat e prera bëhej fjalë për emërime në krye të KESH-it, në vend të Muharrem Stojkut, Engjëll Zeqon në drejtorinë e KESH-it, dhe jo për një hidrocentral, vazhdon të mbrojë videon, u deklaron shqiptarëve se video nuk është e montuar”, tha ai.

a.k/NOA

KOMENTE