Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama, video me Çakallin e Sigurimit të Shtetit
English

PD: Rama, video me Çakallin e Sigurimit të Shtetit

Tiranë, 20 janar 2011, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani akuzoi sërish lidershipin e Partisë Socialiste, Edi Rama dhe bashkëpunëtorin e tij në transmetimin e videos kundër kryeministrit, duke nënkuptuar me çakall, Filip Çakulin, se po vazhdojnë ende veprimtarinë kriminale 30-vjeçare, të agjentit të sigurimit të shtetit shqiptar. Sipas Bogdanit, çakalli i Ramës, Çakuli vite më parë, me akuzën e tij do bënte që gjimnazisti Fatbardh Kupi të dënohej nga ekspertiza letrare e Filip Çakulit me 8 vjet burg për hartimin e tij me titull “Gëzuar Vitin e Ri”, të shkruar në kohën kur ishte në gjimnaz. Bogdani, theksoi se “Eksperti i atëhershëm, çakalli i sotëm i Edvin Ramës, Filip Çakuli, shërben si dëshmitar kryesor për dënimin e Fatbardh Kupit, pasi në ekspertizën e tij, sikundër tha Bogdani, ky xhelat i të rinjve shqiptarë shkruan se “besimi është kauza për të cilën ka shërbyer dhe i ka kushtuar jetën, kurse dimri është pushteti popullor, i cili është ende pengesa”. “Ky fakt i radhës dëshmon se kryeçimka, në krye të Partisë Socialiste nxjerr nga gjirizet e analeve të sigurimit të shtetit, çakej për të krijuar prova të rreme ndaj Kryeministrit të vendit dhe përdor sot TCH si hanxhar krimi, njëlloj si dikur bënte ekspertizën për sigurimin e shtetit”, deklaroi deputeti demokrat Gerti Bogdani. mit/NOA

KOMENTE