English

Demonstrata, qindra autobusë drejt Tiranës

Tiranë, 21 janar, NOA – Degët e Partisë Socialiste në qytetet kryesore të vendit kanë organizuar nisjen e militantëve për në demonstratën që do të nis sot në Tiranë në orën 14:00.

Raportohen se janë qindra autobusë që janë nisur nga qytete si Vlora, Korça, Durrësi, Fieri, Berati dhe Gjirokastra. Vetëm nga qyteti i Vlorës, korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se janë nisur në orët e para të mëngjesit rreth 25 autobusë. Ndërsa një numër mjaft i madh makinash kanë shoqëruar karvanin e demonstruesve.

Po ashtu një numër i madh mjetesh është nisur nga Fieri dhe nga Gjirokastra.

Pritet që një pjesë e madhe e demonstruesve të jenë në rrethet. Për të mos krijuar rrëmujë edhe nisja e demonstruesve do të bëhet në zona të ndryshme të qytetit që përkojnë dhe me vendndalimet e autobusëve, si “Zogu i Zi, “Rruga e Kavajës”, dhe “Rruga e Elbasanit”

a.k./NOA

KOMENTE