English

PD: Rama kërkon të bëjë grusht shteti

Tiranë, 21 janar 2011, NOA- Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar menjëherë pas demonstratës së opozitës. Gjatë fjalës së saj për mediat ajo është shprehur se, Rama po kërkon të bëjë grusht shteti. Duke vijuar më tej ajo theksoi se ky është shembulli më i keq që mund të jepte opozita, dhe me këtë akt sipas saj vërtetoi asaj që i trembej më shumë, humbjen e pushtetit.

Opozita e Bashkuar prej disa ditësh, kishte lajmëruar për demonstratën e ditës së sotme dhe rreth orës 14.00 të mesditës së sotme, ky lajmërim u vu në jetë dhe u kthye në një protestë të dhunshme, ku nuk munguan të plagosurit dhe dëmet materiale. a.y/NOA

KOMENTE