English

Sequi: Jam kundër çdo proteste të dhunshme

Tiranë, 21 Janar, NOA Update – “Nuk jam kundër protestave paqësore në një vend demokratik, por jam krejtësisht kundër çdo proteste të dhunshme”.

Kështu e ka komentuar protestën e paralajmëruar të opozitës, ambasadori i ri i Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

Ai shprehu më pas besimin se politika shqiptare do të tregojë pjekuri sot, duke vlerësuar shumë Policinë e Shtetit, të cilën ai e quajti të aftë dhe mjaft profesionale. Sequi u emërua Shef i ri i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri në fillim të shtatorit 2010 nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë/Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Baronesha Catherine Ashton, në kuadër të emërimeve të para për Shërbimin e ri të Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS), që filloi punë më 1 janar 2011. n.e/NOA

KOMENTE