English

Berisha: Edi Rama do dënohesh si mercenarët që pagove

Tiranë, 22 janar 2011, NOA – I menjëhershëm pas kryesocialistit Rama ka qenë edhe reagimi i Kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi Edi Ramën si frymëzuesin e aktit puçist për marrjen e pushtetit me dhunë. Kryeministri Berisha e akuzoi rishtas kryesocialistin Edi Rama, se ishte pikërisht ai që drejtoi dje sulmin ndaj Kryeministrisë, mu përballë nga kati i katërt i dy Kullave përballë Kryeministrisë. “Je ti Edvin Kristaq Rama që drejtove dje aktin e rëndë ndaj shtetit, ti bashkë me Gramoz Ruçin e Skënder Gjinushin, paguat fallangat e krimit që të kryenit akte dhune për marrjen e pushtetit me dhunë”, deklaroi shefi i qeverisë, Sali Berisha. “Të garantoj i tha kryeministri Ramës se në rast se guxon të kryesh akte dhune ndaj shtetit do të dënohesh si mercenarët që kishe thirrur në demonstratë për të marrë pushtetin me dhunë”, i bëri thirrje shefi i qeverisë. Duke iu referuar videos së montuar Meta-Prifti, e cila sipas zotit Berisha u faktua si e tillë e montuar, kryeministri Berisha e akuzoi kryesocialistin Rama se ishte ai që bashkë me Ruçin e Gjinushin shpalli se do të përmbyste pushtetin me dhunë. “Puçin dhe sulmin e me dhunë e organizove ti për të marrë pushtetin me çdo kusht, andaj del çdo orë para medias” tha kryeministri, duke u shprehur se “dje përjetuam ngjarje të rënda ku banda kriminelësh e bazhibozukë të paguar nga Rama sulmuan qeverinë dhe forcat e policisë që po kryenin detyrën”. Në këtë kontekst kryeministri garantoi policinë se në luftën ndaj bandave të krimit do të kenë në krah qeverinë, ndërkohë që i dërgoi një mesazh mercenarëve që u bënë shkas për katër viktimat, të mos bëhen mish për top, pasi sikundër tha shefi i qeverisë, “Edi Rama ju do vetëm për të marrë karrigen”. Ai i bëri me dije banditëve sipas tij që morën pjesë në demonstratë se “Ju do të merrni ndëshkimin më të merituar për çdo akt të tillë dhune, pasi nuk ka forcë në botë që të pushtojë institucionet e një vendi anëtar në NATO”, theksoi kryeministri. Rishtas ai falenderoi qytetarët e Tiranës, që sipas Kryeministrit nuk iu bashkuan thirrjes së Edi Ramës për të demonstruar me dhunë ndaj shtetit. Ndërkaq duke hequr çdo lloj insinuate se tre demonstruesit e vrarë janë qëlluar nga brenda kryeministrisë, shefi i qeverisë ripërsëriti se të dhënat folën për gjuajtje nga afër, ndërkohë që ai theksoi se edhe vrasja e tyre ishte e projektuar nga Edi Rama. Kryeministri i bëri thirrje sakaq qytetarëve që të marrin pjesë në një manifestim paqësor diotën e mërkurë, një manifestim që shefi i qeverisë e cilësoi si një tubim kundër dhunës e për t’i dhënë një mesazh botës së qytetëruar.Vijon... mit/NOA

KOMENTE