Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Frymëzimet e djeshme për dhunë, dështimi përfundimtar i Ramës
English

Bode: Frymëzimet e djeshme për dhunë, dështimi përfundimtar i Ramës

Tiranë, 22 janar 2011, NOA - Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh Ministri i Financave, Ridvan Bode, në vijim të akuzave të mazhorancës deklaroi se demonstrata e dhunshme që organizoi Edi Rama një ditë më parë ishte kuadër i një puçi ndaj shtetit dhe ndaj imazhit të Shqipërisë. “Mbarë opinioni publik, i shokuar nga tërbimi me të cilin Edvin Kristaq Rama, iu vërsul dje Kryeministrisë dhe rendit kushtetues të vendit, po përcjellin me po aq shqetësim përpjekjet e çmendura të tij për të justifikuar dhunën e organizuar prej tij mbi qytetarët dhe institucionet e vendit. Organizimi prej tij i një puçi të padëgjuar ndaj shtetit, për një vend demokratik, përmes një grupi të vogël individësh të paguar dhe të parainstruktuar, përbën tashmë një të vërtetë të parë në mes të ditës në sytë e të gjithëve dhe nuk mund të gjejë asnjë justifikim tek askush”, theksoi Bode. Sipas tij, dhuna dhe rruga revolucionare e shpallur nga Rama ditët e fundit, nuk ka asgjë të përbashket me aspiratën demokratike të shqiptarëve. “Dhuna pjell vetëm dhunokratura, pushtet të diktatorëve. Dhunokraturat janë atentat ndaj lirisë së individit, mirëqënies e sigurisë së tyre. Dhe kjo është parajsa e modelit pushtetor të Ramës”, nënvizoi ministri Bode. “Puçi kriminal i shtetit i organizuar dje nga Edvin Kristaq Rama, nën petkun e një demonstrate qytetare, përbën atentatin më të rëndë ndaj paqes sociale dhe sigurisë që aspirojnë qytetarët e këtij vendi”, tha deputeti i PD-së. “Edvin Kristaq Rama, frymëzuesi, organizuesi dhe paguesi i aktit puçist të djeshëm, kishte projektuar edhe aktet e dhunës ekstreme. Ky njeri, si qen i tërbuar, kërkonte përgjakje të rrugëve të Tiranës për të çuar deri në fund skenarin puçist. Shqiptarët panë me sytë e tyre dhunën e verbërisë pushtore të Edvin Kristaq Ramës, në aktin e tij më ekstrem për të rënuar perspektivën e tyre ekonomike, për të bllokuar investimet në proces aq të nevojshme, të brendshme e të huaja”, tha Bode duke i cilësuar thirrjet e lidershipit të PS-së, Edi Rama si thirrje që dëshmojnë ëndrrën e tij për destabilitet përmes ekonomisë, që po sipas Bodes rezultoi edhe dështimi i tij përfundimtar. mit/NOA

KOMENTE