Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demonstruesi me armë, akuzat zyrtare dhe fotot
English

Demonstruesi me armë, akuzat zyrtare dhe fotot

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana Update – Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër, është personi i zbuluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, si një demonstrues i cili gjendej me pistoletë në brendësi të turmës së dhunshme.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Saimir Muçaj doli para pak minutash para mediave ku konfirmoi emrin e të arrestuarit duke theksuar se ai ishte gjendur me armë zjarri të tipit pistoletë në turmë.

“Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, nga analiza që vazhdon t`i bëjnë ngjarjeve të ndodhura, informacioneve të grumbulluara dhe pamjeve filmike në këtë demonstratë, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetasit Gjin Pjetër Ndreu, i datëlindjes 1977, lindur dhe banues në Shkodër, i cili gjatë zhvillimit të protestës ka qenë i armatosur me armë zjarri të Tipit Pistoletë, në momentin që tentonte të futej forcërisht në godinën e Kryeministrisë”, – tha Muçaj.

Ai sqaroi se Ndreu është arrestuar sot, për veprat penale të parashikuara nga nenet 236/2, 150 dhe 278/2 të Kodit Penal dhe se materialet proceduriale të përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

Drejtori i Policisë publikoi dhe pamjet filmike që tha se provonin se Gjin Ndreu ishte me armë në demonstratë.

Neni 150

Shkatërrimi i pronës

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 236

Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik

Kundërshtimi që i bëhet punonjësit të policisë së rendit publik, me qëllim për ta penguar atë për të kryer detyrën sipas ligjit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose duke ushtruar dhunë fizike ose më shumë se një herë, dënohet me gjobë ose me burgim nga tre gjer në shtatë vjet.

Neni 278

Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

Prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak, i bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Mbajtja e armëve, bombave apo minave, lëndëve plasëse pa lejen e organeve kompetente

shtetërore, dënohen me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet.

Mbajtja e municionit luftarak pa leje të organeve kompetente shtetërore, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Kur vepra kryhet në sasira të mëdha në bashkëpunim, më shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga pesë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 278/a

Trafikimi i armëve dhe i municionit

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i armëve dhe

municionit luftarak, me qëllim fitimi material ose çdo përfitim tjetër, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë ose sjell pasoja të rënda, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

***

Ndërkohë policia publikoi sot listën e plotë e 113 personave të arrestuar në kushtet e flagrancës, me akuzat për konsumim të veprave penale të “Kundërshtimit të punonjësve të policisë së rendit” si dhe “Shkatërrim të pronës”.

Në emrat e të arrestuarve spikat ai i Gjin Pjetër Ndreu, 34 vjeç, banues në Shkodër i cili para pak minutash nga u evidentua si person me armë zjarri të llojit pistoletë, në demonstratë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve, u realizua sepse dje rreth orës 17.00’, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë zhvillimit të demonstratës kanë kundërshtuar me dhunë e goditur punonjësit e policisë si dhe kanë shkatërruar e djegur një sërë automjetesh të parkuara aty pranë”, – deklaroi për Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, zëdhënësja Alma Katragjini.

Ajo shtoi se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme ndaj tyre, duke konsumuar veprën penale të parashikuar nga nenet 236/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Sakaq, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ka shpjeguar dhe çfarë ndodhi dje në Tiranë, që në zanafillë: “Bazuar në kërkesën e subjektit Partia Socialiste, dje mori të gjitha masat e nevojshme për garantimin e zhvillimit normal të tubimit dhe për sigurimin e rendit e qetësisë publike.

Pas grumbullimit para ndërtesës të Këshillit të Ministrave, grupe demonstruesish, në prani dhe me nxitjen e drejtuesve dhe organizatorëve të demonstratës goditën me gurë e sende të tjera të forta punonjës të policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim për të garantuar sigurinë publike.

Grupe demonstruesish tentuan të hyjnë me dhunë në ambientet e Këshillit të Ministrave, duke përdorur bomba molotov, mjete të tjera zjarrvënëse dhe gurë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Punonjësit e Policisë, kanë ruajtur gjakftohtësinë, dhe kanë vepruar me profesionalizëm në zbatim të ligjit duke ju shmangur çdo provokimi të bërë.

Gjatë demostratës, tre persona kanë gjetur vdekjen ndërkohë që janë plagosur 42 punonjës policie, të cilët janë dërguar në Spitalin Qendror Ushtarak dhe në Spitalin “Nënë Tereza” për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, si dhe 65 punonjës të tjerë policie që janë lënduar, kanë marrë trajtim mjekësor në terren.

Për hetimin e të gjitha shkeljeve ligjore në këtë demonstratë, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është ngritur një grup i posaçëm Prokurorësh, në përbërje të të cilit janë edhe ekspertë kriminalist, mjeko ligjorë, Oficerë të Krimeve të Rënda, me qëllim zbardhjen tërësisht të rrethanave të vrasjes së tre shtetasve pjesëmarrës në demostratë si dhe kryerjen apo delegimin e të gjithave veprimeve proçeduriale”.

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE