Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i Kosovës ngushëllon Topin
English

Kryetari i Kosovës ngushëllon Topin

Prishtinë, 22 Janar 2011 NOA - Ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i shprehu sot ngushëllimet presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, për dhunën me pasoja tragjike në demonstratën e djeshme. “Me shqetësim të madh kam përcjell ngjarjet e djeshme në Tiranë, dhe me keqardhje mora lajmin për vdekjen e tre qytetarëve si dhe lëndimin e dhjetëra të tjerëve”, - thotë në mesazh, Ushtrues Detyre i Presidentit të Republikës së Kosovës ”Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, dhe në emrin tim Personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe përmes Jush familjeve që humbën familjarët dhe më të dashurit e tyre në protestat e djeshme në Tiranë, ndërsa të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt”, - vijon mesazhi nga Dr. Jakup Krasniqi. Kurse përfundon: “I nderuar President, në këto momente të rëndësishme për perspektivën evropiane të Shqipërisë është shumë i rëndësishëm stabilizimi i situatës, vetëpërmbajtja e spektrit të gjerë politik dhe gjetja e një zgjidhje institucionale për kapërcimin e kësaj situate”.

a.b/NOA

KOMENTE