Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KSHH: Një ngjarje me pasoja tragjike
English

KSHH: Një ngjarje me pasoja tragjike

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA Update Ervin Tirana - Komiteti Shqiptar i Helsinkit, një organizatë afër Partisë Socialiste, shprehu sot keqardhjen, dhimbjen dhe shqetësimin e tij që tubimi i djeshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përfundoi në një arenë të dhunshme midis forcave të policisë dhe demonstruesve.

Si pasojë u vrarë tre persona dhe u plagosën një numër i madh, midis protestuesve dhe forcave të rendit. Ne i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të të ndjerëve, ndërsa të plagosurve shërim të shpejtë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, thotë se mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në aktet ndërkombëtare të zbatueshme në vendin tonë, mbështet të drejtën për tubim dhe proteste paqësore e të paarmatosur, si një e drejtë e rëndësishme e shtetasve në shoqërinë demokratike.

Nëpërmjet tubimit dhe protestës shtetasit, grupimet e tyre mbi bazën e çdo qëllim të ligjshëm, evidentojnë pakënaqësinë në lidhje me qeverisjen në përgjithësi dhe moszgjidhjen e problemeve që ata kanë. Në shoqërinë demokratike kjo përbën një tjetër instrument kontrolli dhe presioni, që shtetasit përdorin për t’u shprehur ndaj mënyrës së qeverisjes, krahas të drejtës së votës.

“Ne jemi të mendimit se, në pasojat tragjike që rezultuan në ngjarjen e djeshme, ka ndikuar situate e rëndë politike në vend, e krijuar për shkak të mungesës së dialogut midis forcave politike të pozitës dhe opozitës. Mosgjetja e një gjuhe mirëkuptimi, as brenda institucioneve të rëndësishme të shtetit si Kuvendi, ku palët janë reciprokisht të përfaqësuara, gjuha e ashpër dhe e papërshtatshme që përdoret për t’iu drejtuar njëri tjetrit, jo vetëm nuk shërben për rivendosjen e dialogut por, në të kundërt, e pengon atë, si dhe provokon e disorienton publikun e gjerë, strukturat e rendit dhe organet e drejtësisë që duhet të ushtrojnë funksionet e tyre të pandikuar nga politika”, - thuhet në qëndrimin e KSHH.

Nga ana tjetër manifestimi i dhunës nga të dyja palët nuk është në përputhje me të drejtën për tubim e manifestim, ndërsa tejkalimi i forcës së ushtruar nga strukturat e shtetit është sjellje e rëndë për situatën konkrete dhe bie ndesh me mënyrësn se si duhet të veprojë një shtet demokratik.

Në mënyrë të veçantë përdorimi i forcës dhe dhunës nga policia mbi qytetarët, pas shpërndarjes së manifestimit, është e pajustifikuar dhe e panevojshme. Mediat televizive dhe ato të shkruara, treguan qartazi dhunën e ushtruar ndaj personave që shoqëroheshin nga policia, në kushtet kur ata nuk manifestonin asnjë veprim refuzimi apo kundërshtimi ndaj organeve të policisë.

Komiteti Shqiptar Helsinkit, thotë më tej se duke respektuar të drejtën e policisë për të shoqëruar shtetasit në mjediset e veta, sipas kompetencën që i jep ligji, e çmon me vend t’u tërheqë vëmendjen këtyre organeve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos ndikohen nga retorika politike. Ata duhet t’u respektojnë të gjitha të drejtat e garantuara shtetasve që shoqërohen, ndalohen apo arrestohen.

“Organi i prokurorisë të mbikëqyrë si duhet të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të garantohet një proces i rregullt ligjor për cilindo, në mënyrë të veçantë trajtimi njerëzor, njoftimi i akuzës dhe e drejta e mbrojtjes. Shpejtësia dhe ligjshmëria e veprimeve nga ana e organit të akuzës është një mjet tjetër për të qetësuar situatën, për t’i treguar qytetarit dhe strukturave të shtetit se deri ku është kufiri i veprimeve të tyre në një shtet demokratik. Kjo do të parandalojë përsëritjen e fenomeneve të tilla në të ardhmen”, - thekson KSHH.

Për kapërcimin e kësaj situate dhe parandalimin e veprimeve të tjera të dhunshme e të kundraligjshme, KSHH u bën thirrje qytetarëve dhe forcave politike, të reflektojnë drejtë mbi situatën e krijuar, të ruajnë gjakftohtësinë dhe të veprojnë vetëm me mjete demokratike e ligjore. Forcat politike të rinisin sa më shpejt dialogun në interes të shtetasve dhe të vendit. Drejtuesit politikë të të dyja krahëve t’i japin fund gjuhës së urrejtjes, të ndërpresin deklaratat nxitëse dhe prononcimet e parakohshme lidhur me çështje të tilla si hetimi dhe deklarimi i fajtorëve, të cilat nuk janë në kompetencë e tyre por, në kompetencë të një pushteti tjetër të pavarur, atij gjyqësor. Politika t’i lejojë këto organe të bëjnë detyrën e tyre me profesionalizëm e në mënyrë të pavarur dhe të mbajë parasysh se sjellje të kundërta përbëjnë një presion politik mbi pushtetin gjyqësor.

KSHH paralajmëron se do të monitorojë me kujdes se si do të respektohen të drejtat e shtetasve të shoqëruar, të ndaluar apo të arrestuar dhe për këtë qëllim u bën thirrje organeve të policisë dhe të prokurorisë që të mos kufizojnë marrjen e informacionit dhe të mos pengojnë monitorimin e shoqërisë civile për këtë qëllim.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE