Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lëvizja Mjaft: Dënojmë dhunën ushtarake
English

Lëvizja Mjaft: Dënojmë dhunën ushtarake

Tiranë, 22 Janar 2011 NOA - Lëvizja Mjaft! deklaroi sot se ajo dënon atë që e quajti dhunën ushtarake të ushtruar nga strukturat shtetërore gjatë protestës së djeshme.

Lëvizja tha se sipas saj, “të gjithë jemi dëshmitarë të përshkallëzimit të dhunës nga mungesa e një menaxhimi profesional të situatës nga ana e institucioneve përgjegjëse”.

Më poshtë ndiqni vijimin e kësaj deklarate:

“Plumbat mbi qytetarët e paarmatosur nuk mund të justifikohen kurrsesi, dhe asnjë lloj ligji, rregulli apo kodi moral nuk mund të përdoret si bazë për shfajësimin e kriminelëve.

Humbja tragjike e tre qytetarëve shqiptarë dhe plagosja e dhjetëra të tjerëve në duart e një regjimi që tashmë po i përgjigjet protestave me plumb e hekur, dëshmon se fantazmat traumatike të së shkuarës janë ende të pranishme në jetën politike e shoqërore të vendit. Theksojmë se sot në vitin 2011, Shqipëria nuk mund të lihet të gremiset në skenarë që të kujtojnë ngjarjet makabre të 15 viteve më parë.

Hapja zjarr mbi turmën, bashkë me plagët fatkeqe që u shkaktoi qytetarëve shqiptarë, thërrmoi një herë e mirë edhe petkun e rremë të demokracisë funksionale e përfaqësuese që ekzekutivi shqiptar ka veshur tashmë prej dekadash. I njëjti regjim, përgjegjës për një varg mynxyrash kombëtare e lokale, tregoi dje fytyrën e tij të vërtetë. Kjo është fytyra e kriminelit që përballë interesave të ngushta e babëzisë për pushtet, nuk ndalet përballë askujt dhe asgjëje, qoftë kjo edhe jeta e qytetarëve të këtij vendi.

Në këtë çast dramatik për vendin, është detyrë e klasës politike që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të parandaluar çdo përshkallëzim të dhunës vrastare, si dhe e institucionit të Prokurorisë që me paanshmëri e profesionalizëm të vërë përgjegjësit para drejtësisë, qofshin këta agjentë të shtetit, oficerë të gardës, apo persona të veshur me pushtet. Theksojmë se vetëm një reagim ligjor e i drejtë institucional ndaj kësaj situate dhe përndjekja e kriminelëve, qofshin këta të strehuar në kazerma apo në ministri, do të garantonte standardet e paqes dhe demokracisë në Shqipëri”, - përfundoi deklarata.

e.r/NOA

KOMENTE