Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbrojtën institucionet, Qeveria: Shpërblehen me paga suplementare të gjithë policët
English

Mbrojtën institucionet, Qeveria: Shpërblehen me paga suplementare të gjithë policët

Tiranë, 22 janar 2011, NOA – Në mirënjohje të uniformave blu të Policisë së Shtetit që mbrojtën një ditë më parë institucionin e qeverisë nga aktet e dhunshme të një grupi protestuesish, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë me një pagë suplementare të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me katër paga suplementare punonjësit e plagosur të policisë dhe të Gardës së Republikës. Lajmin e bëri publik zëdhënësja e kryeministrit Erla Mëhilli, e cila informoi se pagat do të jepen me një propozim të Kryeministrit Sali Berisha.

“Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të cilët morën pjesë në mbrojtje të institucioneve të vendit, me 1 pagë suplementare dhe punonjësit e plagosur të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës me 4 paga suplementare”, tha Mëhilli.

Në vijim të deklaratës së saj, zëdhënësja e kryeministrit dënoi gjithashtu edhe gjuhën e përdorur sot nga lidershipi i Partisë Socialiste, Edi Rama.

“Jam këtu për të dënuar edhe gjuhën e përdorur nga organizatori i skenarit të dhunës e vrasjeve, i cili me një gjuhë të denjë vetëm për ata që ushtruan dje dhunën dhe që ishin paguar për të ushtruar dhunë, ofendoi forcat e rendit, që me heroizëm, trimëri dhe vetëmohim i treguan vendit dhe mbarë botës forcën e ligjit dhe funksionimin e shtetit ligjor”, tha zëdhënësja e kryeministrit.

mit/NOA

KOMENTE