English

Pas-demonstrata/ Tirana, sot në gjendje normale

Tiranë, 22 janar, NOA – Kryeqyteti shqiptar sot është gdhirë i qetë dhe paraditja e tij po përshkohet nga një situatë normale, pas demonstratës së dhunshme që përshkoi bulevardin kryesor të saj mesditën e djeshme.

Kështu, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nën hijen e rëndë të dëmtimeve të shkaktuara nga protestuesit një ditë më parë, sot është hapur për makinat dhe kalimtarët, duke folur më shumë se çdo gjë për gjithçka ndodhi dje.

Qytetarët ecin sot përgjatë tij, duke hedhur sytë me trishtim nga Kryeministria dhe sjellë ndërmend pamjet tragjike të djeshme, kur turma e demonstruesve iu vërsul forcave të policisë, që ishin në ruajtje të saj.

Opozita nga ana e saj, ka premtuar që dje një ditë qetësie për sot, duke pohuar se ajo është në zi të viktimave të shkaktuara gjatë demonstratës së organizuar prej saj.

Ndërkaq, bëhet e ditur jozyrtarisht, se gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në mjediset spitalore edhe demonstruesi i katërt, i cili ishte me plagë të rënda.

n.e/NOA

KOMENTE