English

PS: Turp për Boden, vodhi me kasat e tani akuzon për vrasje opozitën

Tiranë, 22 janar 2011, NOA – Por duket se bataku i akuzave dhe kundërakuzave nga të të dyja palët që bëjnë përgjegjës të vrasjes së tre demonstruesve kundërshtarin nuk ka të sosur sot. Në përgjigje të një deklarate të Ministrit të Financave, Ridvan Bode nga selia rozë ka reaguar deputeti i PS-së, Taulant Balla i cili i konsideroi një turp akuzat e ministrit Bode. “Turp i madh për një ministër Financash të hedhë vrer për opozitën, kur tërë populli e pa se si me urdhër të kryeministrit Berisha e ministrit Basha u vranë tre protestues të paqshëm, të cilët nuk kishin asnjë mjet dhune në dorë”, deklaroi deputeti socialist. Ai e akuzoi ministrin e Financave se pasi vodhi arkën e shtetit përmes kasave fiskale, duhet të ketë turp që del dhe akuzon opozitën për demonstratën e djeshme. Ai akuzoi edhe Policinë e Shtetit për arrestimin e 113 protestuesve, gjoja nën alibinë sikundër tha Balla të të qënurit kriminelë. E në këtë kontekst balla bëri me dije se vetëm një nga të 113 të arrestuarit e protestës ishte një person me precedent penal, por për vjedhje celularësh. Deputeti socialist theksoi se “Bilanci i djeshëm me tre të vrarë mes protestuesve është mjaft i rëndë, ndërkohë që edhe dhjetëra protestues të tjerë janë plagosur, ndërsa mes radhëve të policisë sipas Ballës nuk pati asnjë të lënduar. Balla sqaroi se shqiptarët e kanë para syve tashmë tabllonë që flet për ata që protestojnë dhe ata që i vjedhin shqiptarët përditë. mit/NOA

KOMENTE