Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Arvizu: Është koha t’i jepni fund dhunës, gjeni kompromis
English

SHBA, Arvizu: Është koha t’i jepni fund dhunës, gjeni kompromis

Tiranë, 22 janar 2011, NOA – Një ditë pas demonstratës në kryeqytet, Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka shprehur shqetësimin për dhunën e djeshme ndaj institucionit të kryeministrisë, duke theksuar se dhuna mund të ishte shmangur. “Dita e djeshme ishte e tmerrshme për Shqipërinë”, tha ambasadori Arvizu, pasi dhuna sipas tij nuk e zgjidh aspak çështjen e korrupsionit. Kështu u shpreh sot gjatë një konference për shtyp nga Ambasada Amerikane, zoti Arvizu, i cili duke iu referuar situatës së rëndë në Tiranë, tha se i ka bërë thirrje mazhorancës dhe opozitës të gjejnë rrugën për kompromis. “Është koha për të hequr dorë nga aktet e dhunës e për t’i dhënë fund dhunës e sharjeve. Është koha që forcat politike t’i shërbejnë vendit dhe interesave të qytetarëve të tyre dhe të gjendet rruga e duhur për zgjidhur ngërçin politik”, bëri thirrje ambasadori i SHBA-ve. Ai informoi se gjatë ditës së djeshme ka folur me krerët e pozitës dhe opozitës, ku i ka bërë thirrje të gjejnë një kompromis. Ndërkaq ambasadori amerikan ka shprehur shqetësimin për jetët e humbura në këto akte dhune. Ai i kërkoi prokurorisë të hetojë e të nxjerrë përpara drejtësisë përgjegjësit. Ndërsa opozita ka paralajmëruar demonstratë tjetër për të dielën, diplomati amerikan theksoi se nuk është koha për demonstrata të tjera, pasi sikundër tha ai duhet të rimëkëmbet vendi nga dëmet që pësoi një ditë më parë. Sipas ambasadorit Arvizu, i cili theksoi se e kish ndjekur nga afër demonstratën e djeshme të opozitës, disa protestues ishin jopaqësorë. Ai tha se nuk duhen nxitur provokimet, por duhet gjetur gjuha e përbashkët e cila do t’i bënte mirë qetësimit të situatës politike në Shqipëri. Vijon... mit/NOA

KOMENTE