English

Topi kërkon të rikthehet dialogu Rama-Berisha

Tiranë, 22 janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Rikthimi i dialogut, respekti për institucionet e shtetit, shprehja e maturisë dhe e ekuilibrit është e një rëndësie jetike për të sotmen dhe të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë.

Ky është qëndrimi që del nga selia e Presidencës. Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot pasdite tre takime të veçanta pune në zyrën e tij me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Etore Sekui, me Ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam dhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu. Presidenti tha se po ndjek në vazhdimësi situatën e krijuar në vend pas ngjarjeve tragjike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në takime, ai theksoi rëndësinë e stabilizimit sa më shpejt të situatës së rëndë dhe rikthimin e rendit publik si dhe rivendosjen e menjëhershme të dialogut politik institucional. Presidenti shprehu edhe një herë mesazhin drejtuar partive politike dhe çdo qytetari se ruajtja e institucioneve dhe e rendit kushtetues është jetike për fatet e demokracisë dhe jetën e çdo individi të shoqërisë sonë. Kreu i shtetit shqiptar ndau me ambasadorët e vendeve mike dhe aleate shqetësimin e thellë për gjendjen e krijuar, e cila dëmton gjithashtu rëndë perspektivën evropiane dhe imazhin e Shqipërisë, duke theksuar se faktorët politikë duhet të gjejnë vullnetin politik për kapërcimin e kësaj situate. Bashkëbiseduesit vlerësuan se është i domosdoshëm bashkëpunimi mes institucioneve të zbatimit të ligjit për zhvillimin e një hetimi sa më transparent, profesional e të paanshëm, - thuhet në njoftimin zyrtar.

e.r/NOA

Lexoni gjithçka mbi ngjarjet e sotme

Ngjarjet hap pas hapi 1

Ngjarjet hap pas hapi 2

KOMENTE