English

Vranësira dhe shira, parashikimi i motit për ditën e sotme

Tiranë, 22 janar, NOA – Mengjesi i se shtunes do te nise me vranesira dhe reshje shiu ne bregdet dhe ne veriperendim por me vranesira dhe reshje te pakta shiu e debore ne pjesen tjeter te vendit. Oret e mesdites do te sjellin shtim te vranesirave dhe shirave ku me te dendura do te jene ne vijen bregdetare. Durres, Lezhe, Vlore, Sarande dhe Himare.

Shqipëria

Ne pjesen e dyte te dites shirat do te jene ne te gjithe territorin shqiptar por problematike situata paraqitet ne zonat jugperendimore dhe ne qender te vendit qytetet te cilat do te perjetojne shira me itesitet te larte do te jene Saranda, Vlora, dhe Gjirokastra si dhe Shkodra, Lezha, Kruja dhe rethinat e saj Durresi, Tirana, ndersa e gjithe zona malore Lindore do te kete shira me te paket dhe reshje debore gjate nates. Ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe debores do te mbetemi edhe gjate nates. Temperaturat e ajrit ne vlerat e mengjesit do te bien me 1-2 grade ndresa mesdita do te ruaje te njejtat vlera te temperaturave ne vend. Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det me shpejtesi 45 km/h me drejtim Juglindor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te arrije deri ne 4 balle.

Europa

Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te vijojne te dominohet nga vranesirat dhe reshjet e shiut dhe te debores te cilat do te jene me intensitet te larte, problematike situata do te jete ne italine jugore ku reshjet e shiut dhe te debores do te zgjasin gjate gjithe dites dhe do te jene intesive. Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe reshjeve te debores do te jene vendet e jugperendimit dhe vendet Nordike por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Ndersa Europa Qendrore do te dominohet nga mot i kthjellet. Problematike per keto vende do te paraqitet mjegulla e dendur ne oret e para te mengjesit e cila do te largohet gjate dites.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia do te mbetet me debore dhe reshje shiu gjate dites;

Gregia do te rrezikohet per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Europa Qendrore do te rrezikohet nga mjegulla e dendur.

n.e/NOA

KOMENTE