English

Zbulohet tipi i ri i Ferrarit

Gjenevë, 22 Janar NOA - Katër rrota motorike dhe katër vende tepër të rehatshëm për tu ulur. Ky është revolucioni në shtëpinë e Ferrarit i prezantuar në Maranello. Modeli i ri është quajtur Ferrari Four, me një referencë të qartë për numrin katër, një makinë 12-cilindrike, imazhet e para të së cilës janë prezantuar nga faqja zyrtare Ferrari.com. Kjo është makina më e fuqishme dhe e gjithanshme katër vendëshe e prezantuar ndonjëherë në historinë e kësaj marke. Një gëzim i madh ka qenë ky për të gjithë adhuruesit e markës dhe prodhuesit e saj. Vetura do të debutojë zyrtarisht me okazionin e Motor Show në muajin Mars, në Gjenevë.

r.b/NOA

KOMENTE