Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ambasadori danez: Dhuna e shkatërrimi nuk justifikohen
English

Ambasadori danez: Dhuna e shkatërrimi nuk justifikohen

Tiranë, 23 janar, NOA - Ambasadori i Danimarkës, Karsten Ankjaer Jensen akuzoi sot politikën për mos viktimat u shkaktuan në demonstratë nga paaftësia politike për të zgjidhur situatën.

“Tre persona, paguan me çmimin më të lartë të mundshëm paaftësinë e politikës shqiptare për të gjetur kompromiset. Një numër shumë i madh personash u plagosën dhe mund të mbartin përgjithmonë shenjat e plagëve të shkaktuara nga dështimi i politikës së demokracisë shqiptare. Ky fakt, thellësisht trishtues, duhet të na japë shkak për qetësi dhe reflektim të thellë”, shprehet në një deklaratë për mediat ambasadori Jensen.

Ai ka theksuar se e drejta për të demonstruar me mjete paqësore, është themelore në demokraci.

“Çdo përpjekje për ta kufizuar këtë të drejtë është një sulm ndaj demokracisë. Por dhuna e shkatërrimi nuk mund të justifikohen. As forca e tepruar e ushtruar pa dallim. Në një demokraci të vërtetë është në dorë të sistemit të drejtësisë të gjykojë dhe jo të politikanëve”, thuhet në deklaratë.

[media id=28 width=320 height=240]

Ai ka ftuar palët politike që të marrin përgjegjësitë politike. Ai theksoi se PS dhe PD nuk duhet të intensifikojnë retorikat mes tyre. Pavarësisht se politika është sfiduar sërish, ai u shpreh se “çdo shoqëri, atëherë kur ajo sfidohet nxjerr në pah vlerat e saj të vërteta dhe forcën e institucioneve të saj demokratike. Në një udhëkryq të tillë, unë i bëj thirrje të fortë qeverisë dhe opozitës të zgjedhin me mençuri në interes të popullit shqiptar”.

a.k/NOA

KOMENTE