English

Basha-policëve: Falenderim për ruajtjen e rendit

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka zhvilluar sot një mbledhje me drejtuesit e Policisë së Shtetit ku i përgëzoi ata për punën e mirë në garantimin e qetësisë dhe rendit. Takimi i ministrit të Brendshëm Lulëzim Basha vjen dy ditë pas demonstratës së dhunshme të 21 janarit në kryeqytet ku gjetën vdekjen 3 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Në fjalën e tij ministri Basha u kërkoi efektivëve të policisë mobilizim të plotë për garantimin e rendit dhe qetësisë publike. a.y/NOA

KOMENTE