Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Në mbrojtje të institucioneve e drejtë edhe të shtihet mbi turmën
English

Berisha: Në mbrojtje të institucioneve e drejtë edhe të shtihet mbi turmën

Tiranë, 23 janar 2011, NOA – Pas takimit me ambasadorët e BE-së dhe të SHBA-ve në Tiranë lidhur me situatën politike në të cilën është futur Shqipëria pas demonstratës së 21 janarit ku u vranë tre demonstrues, Kryeministri Sali Berisha mblodhi para pak minutash qeverinë duke e cilësuar protestën e të premtes si një ngjarje të shëmtuar. “Ju thirra për t’ju njohur me skenarin për marrjen e pushtetit me dhunë nga tre njerëz, Edvin Kristaq Rama dhe Gramoz Ruçi e Skënder Gjinushi”, theksoi kryeministri, duke vërejtur se “Në këtë përpjekje Edvin Kristaq Rama mendoi se atë që nuk e realizoi dot me votën e 28 qershorit do ta realizonte me dhunën e banditëve, bandave dhe bazhibozukëve të paguar, duke shfrytëzur një montim të turpshëm të tij”.

Shefi i qeverisë tha se një natë më parë demonstratës, pra në 20 janar kishte deklaruar vendosmërinë e tij dhe se do të respektonte të drejtën e protestës së qytetarëve. “Kam garantuar se nga ana e forcave të rendit do të ketë respekt, ashtu sikundër kam deklaruar se do të mbrohen edhe institucionet sikundër e parashikon ligji, tha kryeministrii, duke theksuar se forcat e gardës së Republikës arritën të mbrojnë në mënyrë të shkëlqyer institucionin e kryeministrisë.

Ai akuzoi Edi Ramën se i cyti nga kullat e Fidelit demonstruesit që të kryenin akte dhune ndaj godinës së qeverisë me synimin e qartë për të marrë pushtetin me dhunë.

Berisha duke folur për momentet e fundit të protestës kur disa nga demonstruesit thyen derën e kryeministrisë në përpjekje për të hyrë brenda me dhunë, theksoi se është në Kushtetutën e vendit që në rast se hyn përtej gardhit gardistët e Republikës kanë të drejtën të shtien në ajër, dhe në rast se demonstruesit tentojnë edhe pas paralajmërimit të gardës të hyjnë rishtas me forcë atëherë ata kanë të drejtën e ligjit që edhe t’i asgjësojnë.

Berisha tha më parë se policia kishte urdhër të qartë të shmangej çdo provokim ndaj protestuesve, dhe të tolerohej gjithçka, por natyrisht në rast se dhunohen institucionet, garda e Republikës ka për detyrë të mbrojë institucionet e shtetit.Vijon..

mit/NOA

KOMENTE