Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Rama nuk do e njohë kurrë votën tuaj
English

Berisha: Rama nuk do e njohë kurrë votën tuaj

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Pak minuta më parë çeli punimet seanca e jashtëzakonshme e parlamentit, e cila u thirr lidhur me situatën e ditëve të fundit në vend.

Kreu i qeverisë, Sali Berisha, deklaroi që në hapjen e punimeve se pas rreth 80 vitesh përsëritet grushti i shtetit, ndaj Kryeministrit të zgjedhur me votat e Shqiptarëve.

Është 87 herë më i turpshëm se grushti i shtetit i parë, sepse në atë kohë shteti ishte në hapat e para, ndërsa tani vendi ëshët anëtari i NATO-s.

Më tej kreu i ekzekutivit theksoi se, Rama pasi dështoi në krijimin e qeverisë me LSI-në, ndërmori hapin e dytë fatal, grushtin e shtetit.

“Edi Rama vendosi në kohën e gabuar ngjarjen e gabuar”, theksoi Berisha.

Sipas tij, Rama kërkoi me çdo kusht dhe çmim marrjen e pushtetit, ai kërkonte karrigen e Kryeministrit.

“Shqiptarët do jenë krenar për zgjedhjet e qershorit, unë ju garantoj se Rama nuk do e njohë kurrë votën tuaj, unë bërë gjithçka për të gjetur një zgjidhje, me ndershmëri absolute isha gati të numëroja çdo votë, por nuk më lejonte Gjykata Kushtetuese, por nuk isha kurrë i gatshëm të prekja anën sekrete të votës, sepse ju nuk do mund të votonit kurrë më të lirë”, deklaroi Kryeministri duke thënë se qëllimi i hapjes së kutive ishte marrja e të dhënave personale të votuesve.

a.y/NOA

KOMENTE