Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Daka: Qendrat e votimit janë hapur në Mitrovicë
English

Daka: Qendrat e votimit janë hapur në Mitrovicë

Mitrovicë, 23 janar, NOA -Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në konferencën e parë të mbajtur të dielën për media, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur me kohë në Mitrovicë dhe procesi i votimit është duke shkuar në rregull.

Ajo ftoi të gjithë anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e akredituar që të veprojnë në përputhje me rregullat e KQZ-së.

Me gjithë reshjet e mëdha të borës dhe motin e ftohtë, në komunën e Mitrovicës ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm rivotimi për zgjedhjet e para parlamentare, dhe se deri më tani nuk janë vërejtur parregullsi zgjedhore. Me kohë është raportuar se janë hapur vendvotimet e zgjedhjeve të ripërsëritura të 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Rivotimi po mbahet me vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, pas konstatimit të parregullsive në procesin e votimit në të komunë. Për më shumë se 86 mijë votues janë hapur 29 qendra të votimit, me 104 vendvotime, ndërsa në pjesën veriore të komunës, e dominuar nga serbët, janë ekipe mobile për zgjedhjet.

Zyra e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian (EUSR) në Kosovë, Pieter Feith sërish do të koordinojë “Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Kosovës 2010” për të përcjellë këtë rivotimi. Misioni ndërkombëtar për vëzhgim të zgjedhjeve do të përbëhet prej rreth 40 ekipeve me pjesëtarë të EUSR-së, pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë, si dhe diplomatë nga vendet e tjera anëtare të BE-së dhe nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.

Për rivotimin në Mitrovicë, KQZ ka akredituar edhe shumë vëzhgues të tjerë. Në pjesën veriore të Mitrovicës do të hapen katër qendra të votimit, me gjashtë vendvotime - në Lagjen e Boshnjakëve, në Kodrën e Minatorëve, në Vidimiriq dhe Gushavc. Në lagjet veriore, ku jetojnë serbët, zgjedhjet do t’i organizojnë me ekipe mobile IFES-i, kurse nga partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje janë dërguar 728 anëtarë për këshillat e vendvotimeve dhe ata kanë të drejtë të dërgojnë edhe nga dy vëzhgues për secilin vendvotim.

Sipas medieve serbe, në pjesën veriore edhe këtë radhë janë duke u bojkotuar zgjedhjet nga serbët lokalë.

NOA

KOMENTE