English

Dokle: Berisha po i lidh duart prokurorisë

Tiranë, 23 janar 2011, NOA- Pas akuzave të Kryeministrit Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë reagon selia rozë. Deputeti socialist Namik Dokle gjatë fjalës së tij tha se, “Ngritja e komisionit hetimor i lidh duart prokurorisë”. Më tej ai tha se me këtë akt, Kryeministri Berisha po tenton të dalë mbi prokurorinë. Në vijim të fjalës së tij ai i bëri thirrje Prokurorisë që të zbardhë vrasjet e ndodhura në demonstratë. Dokle apeloi sërish për lirimin e personave që janë ndaluar nga policia. Ky reagim erdhi pas lajmërimit nga ana e kreut të ekzekutivit për mbledhjen e jashtëzakonshme të parlamentit. a.y/NOA

KOMENTE