Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondacioni “Pacolli” ndihmon Shkodrën
English

Fondacioni “Pacolli” ndihmon Shkodrën

Shkodër, 23 janar, NOA - Në qytetin e Shkodrës u dorëzua dje autoriteteve lokale një konvoj me ndihma humanitare të Fondacionit “Behxhet Pacolli”.

Konvoji prej 4 kamionësh të tonazhit të rëndë, përmbante 100 ton koncentrat ushqimor për bagëtinë.

Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu, njëherësh kryetar i komisionit të emergjencave, e falënderoi përfaqësuesin e këtij Fondacioni, Rrahim Pacolli, për ndihmën e dhënë dhe e njohu atë me ecurinë e situatës në këtë rreth të prekur rëndë nga përmbytjet, dhe veçanërisht me gjendjen e bagëtisë në këtë qark.

Në takim merrnin pjesë autoritete lokale të qarkut të Shkodrës, kryetari i komunës së Lezhës, Viktor Tusha, komunë që e ka shpallur zotin Bexhet Pacolli, qytetar nderi, vetëm para pak muajsh. Ai e konsideroi këtë kontribut të zotit Pacolli, si të parin në bashkëpunimin e kësaj zone me këtë personalitet të rëndësishëm të Kosovës.

NOA

KOMENTE